Zaimina Vasjari sërish në muzikë, rikthimi në dorën e Flor Mumajesit

Bota e Yjeve

Zaimina Vasjari sërish në muzikë, rikthimi në dorën e Flor Mumajesit

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 17:27
Zaimina Vasjari

Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime shumë të suksesshme, të cilat i kanë rezistuar kohës.

Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe te biznesi i saj. Në postimin e fundit në “Instagram”, Zaimina ka zbuluar se në fakt ka ndërmend të sjellë projekt të ri dhe për më tepër, një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesi, sipas “Who”.

“Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë’”, e ka pyetur një nga fansat dhe Zaimina ia ka kthyer, duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi.

Mesa duket, dyshja ka kohë që planifikon një projekt të ri, por e ka mbajtur sekret për publikun. Ndoshta kënga do të publikohet së shpejti dhe me siguri do të pëlqehet shumë nga publiku.

Kujtojmë që Zaimina para një viti u bë nënë për herë të parë nga lidhja e gjatë me partnerin e saj. Në një intervistë të fundit ajo deklaroi se ndër prioritetet e saj të këtij viti është të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat