Roza Lati publikon foto me të dashurin: Unë dhe partneri im i vetëm në…

Bota e Yjeve

Roza Lati publikon foto me të dashurin: Unë dhe partneri im i vetëm në…

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:13
Roza Lati

Moderatorja e njohur Roza Lati është një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar. Tipi i saj i drejtpërdrejt dhe spontan e kanë bërë Rozën të komentohet shumë herë në media.

Ajo është një ndër femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Është fjala për moderatoren e njohur Roza Lati, ku jeta e saj private përbën një interes të madh për fansat e saj.

Edhe pse Roza është munduar që ta mbajë atë larg vëmendjes së publikut, në media kanë qarkulluar foto të ndryshme të saj dhe të partnerit.

Por ditën e sotme, moderatorja ka zgjedhur që të publikojë vetë një foto me të dashurinë e saj. Ajo i ka uruar Shën Valentinin të gjithë të dashuruarve.

“Unë dhe partneri im i vetëm në krim ju përshëndesim. Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i joti për mua ”, ka shkruar Roza përmbi foton ku fytyra e djalit është e mbuluar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat