Bebe Rexha poston foton shumë sensuale, grimieri i famshëm shqiptar ka dy fjalë për të

Bota e Yjeve

Bebe Rexha poston foton shumë sensuale, grimieri i famshëm shqiptar ka dy fjalë për të

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 09:24
Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme shqiptare Bebe Rexha shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re me titull “Last Hurrah”.

Bebe së fundmi ka vendosur që me ndjekësit e saj

të ndajë disa foto të shkëputura nga klipi i këngës, ku pritet që ajo të shfaqet shumë sensuale dhe provokuese.

Në “Instagram”, Rexha ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me veshje joshëse, fustane të ngushta lëkure apo trupore.

Ndërkohë në njërën prej tyre, këngëtarja e famshme pozon e shtrirë në shtrat, ndërsa nga fiziku i saj mund të dallojmë vetëm të pasmet.

“Nuk do të ndaloj derisa të shkoj shumë larg”, shkruan Bebe bashkëngjitur me foton, në të cilën kanë komentuar mijëra fansa të saj.

E në mesin e komentuesve është edhe ai i grimierit të njohur shqiptar, Mario Dedivanoviç, i cili i shkruan në shqip: “Vajzë e mirë”, duke e shoqëruar me emoji-t e djallit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat