Rita Ora mban koncert në Australi vetëm për fansat besnikë

Bota e Yjeve

Rita Ora mban koncert në Australi vetëm për fansat besnikë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 19:41
Rita Ora

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që të bëjë një turne botëror “Phoenix” në Australi muajin e ardhshëm.

Këngëtarja 28-vjeçare ka zgjedhur që të mbajë koncertin për të shpërblyer besnikërinë e fansave të saj australianë.

“Jam lidhur shumë me Australinë dhe i dua shumë fansat e mi atje”, ka thënë Ora për “Confidental”, shkruan “Daily Mail”.

Image

Gjithashtu, Ora ka disa hite në Austri dhe ka bërë disa bashkëpunime me artistë australianë.

Në mesin e këtyre bashkëpunimeve përfshihet edhe ai me reperen Iggy Azalea, i quajtur “Black Widow”.

Rita Ora, po ashtu, herën e fundit ka qenë në Australi për ARIA Awards në nëntorin e vitit të kaluar, ku ka performuar hitin e saj “Let You Love Me”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat