Bleona Qereti “çmend” mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë për të

Bota e Yjeve

Bleona Qereti “çmend” mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë për të

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 18:18
Bleona Qereti

Prej vitesh këngëtarja e njohur Bleona Qereti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po ndjek edhe karrierën e saj.

Bleona ka publikuar këngë të ndryshme që kanë rezultuar të suksesshme. Por mesa duket kënga e saj e fundit “I don’t need your love” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo është renditur si kënga e parë në top-listën e “Billboard” për zhanrin ‘dance club’. Si pasojë, revista prestigjioze amerikane “Billboard” i ka kushtuar një artikull Bleonës.

Në këtë shkrim, këngëtarja shqiptare ka folur edhe për suksesin e këngës dhe mesazhin që kjo këngë ka për suksesin e femrave.

“Kjo këngë ka rëndësi shumë të madhe për mua, sepse është një histori personale, diçka që e kam shkruar derisa kisha një dhimbje të madhe dhe nuk kisha zgjidhje tjetër, po ta shënoja dhimbjen time në muzikë. Besoj se shumë femra mbështeten te një mashkull për të marrë miratimin dhe shumë meshkuj mendojnë se femra nuk mund të ketë sukses pa mbështetjen e tyre. Prandaj, ‘I don’t need your love’ e dërgon pikërisht mesazhin që e thyen këtë model. Mendoj se fraza ‘Duket se mendove që do të rrëzohesha, por mallkuar, nuk më duhet dashuria jote’ e përmbledh thuajse të tërën”, është shprehur Bleona.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat