Kylie vazhdon të mohojë se ka bërë operacione: Nuk do të bëja kurrë diçka të tillë

Bota e Yjeve

Kylie vazhdon të mohojë se ka bërë operacione: Nuk do të bëja kurrë diçka të tillë

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 08:15
Kylie Jenner

Kylie Jenner është betuar se asnjëherë nuk ka bërë operacion plastik, përkundër akuzave të vazhdueshme për ndërhyrje estetike.

Pjesëtarja e klanit Kardashian/Jenner pohon se arsyeja e ndryshimit në dukjen e saj ka të bëjë me makijazhin që përdor dhe stilin e flokëve.

21-vjeçarja ka pozuar për revistën Paper gjatë këtij viti, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet qartë ndryshimi i saj në krahasim me dukjen që e ka pasur para disa viteve.

Mirëpo, kur është pyetur në lidhje me intervenimet kirurgjike në trupin e saj, ajo ka këmbëngulur në qëndrimin se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

“Shumë njerëz mendojnë se jam operuar e tëra dhe se e kam ndryshuar krejtësisht dukjen time, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Kurrë nuk ta bëja. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se një stil i mirë i flokëve dhe një makijazh i mirë, mund të bëjnë mrekulli”, ka thënë Kylie.

Bukuroshja ka pranuar se ka bërë vetëm mbushje me acid hialuronik, procedurë që zakonisht përdoret për fryrjen e buzëve.

Sidoqoftë, shumëkush vazhdon të dyshojë se ajo ka bërë shumë operacione, duke përfshirë implantet në gjoks dhe në të pasme, si edhe thonë që ka bërë liposukcion të stomakut (largimin e yndyrës së tepër nga barku) pas lindjes së vajzës së saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat