“Bella, je bërë një skelet“, fansat e kryqëzuan, modelja rikthehet me pamje tjetër!

Bota e Yjeve

“Bella, je bërë një skelet“, fansat e kryqëzuan, modelja rikthehet me pamje tjetër!

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:46
Bella Hadid

Bella Hadid ishte mishërim i elegancës me fustanin e kuq nga Versace në një event të Bulgari-t, në Romë.

22 vjeçarja dukej mjaft mirë, por vetëm tre muaj më parë, pamja e saj kishte tmerruar ndjekësit që thanë se dukej si “skelet“. Ishin disa foto të modeles, të hedhura në Instagram që sollën rrebeshin e kritikave.

Bella në fakt aty dukej shumë e dobët, dhe kjo i ra në sy përdoruesve të rrjetit.

“Shko ha një sanduiç, se kjo që po shohim është vërtet shqetësuese dhe e trishtuar“, ishte njëri nga komentet. Ah, të lë vërtet pa frymë të shohësh kockat e dikujt, thoshte nje tjetër. A te jete zënë mend vallë modelja?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat