‘Daily Mail’: Babai atraktiv i Dua Lipës rrëmben gjithë vëmendjen në ‘Brit Awards’

Bota e Yjeve

‘Daily Mail’: Babai atraktiv i Dua Lipës rrëmben gjithë vëmendjen në ‘Brit Awards’

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 08:28
Dukagjin dhe Dua Lipa

Dua Lipa mund të jetë artistja që u ngjit dhe performoi në skenën gjigante të Brit Awards, por ishte dikush tjetër që mori vëmendjen e të tjerëve.

Bëhet fjalë për babain e saj, Dukagjin Lipa, i cili u komentua mjaft shumë nga të gjithë të pranishmit në eventin më të madh të muzikës në botë, shkruan DailyMail.

Daily shkruan për Lipën si një yll roku nga Kosova, vendlindja kjo edhe e yllit botëror, Duas.

 Tutje, sipas Daily, me ‘zbulimin’ e babait të Duas në tavolinë atë natë gjatë eventit, bëri që shumë njerëz në media sociale të hedhin dritë mbi pamjen e bukur të shqiptarëve.

 Ajo shkruan se muzikanti i njohur organizoi një festival muzikor në Kosovë për të ndryshuar bindjen e gabuar që kishin njerëzit për këtë vend, duke iu referuar kështu festivalit të njohur që u mbajt vitin e kaluar në Prishtinë, Sunny Hill, ku mori pjesë edhe Action Bronson.

“Kjo është mënyra më e mirë për të promovuar Kosovën si një vend i dashur, paqësor dhe mikpritës për fqinjët tanë dhe gjithë ata që duan të argëtohen”, kishte thënë Lipa.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat