Fituesja e çmimit “Oscar” nuk i ndal dot lotët gjatë fjalimit: Punoja si pastruese dhe kalova…

Bota e Yjeve

Fituesja e çmimit “Oscar” nuk i ndal dot lotët gjatë fjalimit: Punoja si pastruese dhe kalova…

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 15:42
Olivia Colman

Olivia Colman është bërë mbretëresha e re e Hollivudit pasi mori çmimin e aktores më të mirë në garën e 91-të të Akademisë, këtë të diel për rolin e saj të Mbretëreshës Anne në filmin “The Favourite”.

Aktorja britanike ishte super e entuziazmuar kur pranoi çmimin, ndërsa mbajti një fjalim frymëzues.

“Çdo vajze të vogël që po praktikon fjalimin e saj për në televizion, nuk i dihet kurrë! Punoja si pastruese dhe kalova shumë kohë duke e imagjinuar këtë”, tha 45-vjeçarja.

“Daily Mail” shkruan se teksa ajo filloi të emocionohej dhe të përlotej, aktores iu bë me shenjë që të përfundonte fjalimin. Colman e mbylli duke ngritur dy gishtat lart për simbolin e “paqes”.

“Është shumë stresuese. Kjo është e hatashme. Mora një Oscar”, tha 45-vjeçarja pasi emri i saj u shpall fitues.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat