Festoi ditëlindjen, ja pamjet nga super festa e Aurela Hoxhës në Barcelonë

Bota e Yjeve

Festoi ditëlindjen, ja pamjet nga super festa e Aurela Hoxhës në Barcelonë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Aurela Hoxha

Ajo është padyshim një ndër personazhet e cila ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave me pamjen dhe jetën e saj private.

Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën, për të cilën dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë. Modelja ka festuar ditëlindjen.

Miq dhe të afërm kanë uruar Aurelën me rastin e ditëlindjes dhe ajo i ka publikuar në “Instastory”.

Ndërkohë në mbrëmje ajo ka vendosur të organizojë një festë ku ka mbledhur të gjithë miqtë e saj.

Nga postimet e ndryshme në “Instagram” vihet re se Aurela ndodhet në një lokal në Barcelonë, duke u argëtuar me miqtë. E veshur me një fustan të bardh, modelja e njohur është filmuar teksa ka fryrë qirinjtë e tortës dhe teksa ka qenë duke kërcyer dhe duke shijuar pa fund festën.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat