Dafina Zeqiri guxon, shfaqet nudo e mbuluar vetëm me petale trendafili

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri guxon, shfaqet nudo e mbuluar vetëm me petale trendafili

Më: 1 mars 2019 Në ora: 17:19

Dafina Zeqiri ka publikuar sot klipin e ri dhe ne nuk mund t’i heqim dot sytë nga imazhi i këngëtares së zhveshur.

Dafina ka guxuar këtë herë për të zbuluar më shumë seç duhej, duke u zhveshur e gjitha, për të mbuluar vetëm pjesët intime me petale trëndafili.

Në klipin e ri, i cili titullohet “A e man men”, këngëtarja shfaqet tepër provokuese me disa paraqitje të ndryshme, herë bjonde dhe herë brune.

Image

Në veshjet e saj mbizotëron ngjyra e kuqe, ndërsa momenti kulminant është kur këngëtarja shfaqet nudo e shtrirë në breg, mbi një tyl të kuq të mbushur me petale.

Kjo skenë na kujtoi filmin e njohur “American Beauty” kur Angela (aktorja Mena Suvari), mbulohet nga petalet e trëndafilave duke dhuruar një ndër skenat më të paharrueshme që është kopjuar gjerësisht nga të famshmet shqiptare dhe të huaja.

Image

Klipi përfundon me një skenë tip Monica Bellucci, versioni gangsta, ku Dafinës i ofrohen disa persona për t’i ndezur cigaren.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat