Noizy përfundon në Instagramin e Bebe Rexhës, ja si e quan këngëtaren

Bota e Yjeve

Noizy përfundon në Instagramin e Bebe Rexhës, ja si e quan këngëtaren

Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:20
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku përveç që publikon foto dhe video ajo shpesh herë komunikon me fansat nëpërmjet videos në Instagram.

Këngëtarja shqiptare e bën shpesh këtë, për të mbajtur gjithmonë kontakte sa më të shpeshta me suportuesit e saj më të mëdhenj.

Ajo që na tërhoqi më shumë vëmendjen këtë herë ishte pikërisht reperi shqiptar Noizy, i cili ka komentuar teksa Bebe kishte hapur një video live me një prej fansave të saj.

Image

"E ki kryt e madh", i ka shkruar Noizy këngëtares. 

Image

Ndonëse Bebe nuk e ka parë këtë koment ai sigurisht që nuk mund të na shpëtonte neve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat