Bruna Smulja: "E pse jo të më thërrasin të dyja"

Bota e Yjeve

Bruna Smulja: "E pse jo të më thërrasin të dyja"

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:12
Bruna Smulja

E bukur, atraktive dhe e qetë në punën që ajo bën, por që megjithëse nuk sjell shumë shpesh këngë, ajo ka projekte që mbesin shumë gjatë si: “Single lady”, “S’më doje” etj. Kjo është këngëtarja Bruna Smulja e cila ditëve të fundit na la të gjithëve me gojë hapur kur solli një set të bukur fotografik, e ne morën shkas dhe u bëmë kurioz të dinim se mos pas fotove fshihet ndonjë projekt i ri muzikor. Bruna vjen në këtë rrëfim të saj për gazetën tonë dhe na jep shumë përgjigje jo vetëm për fotot e reja, por edhe për projektet muzikore që do të vijnë, dhe na tregon se cilët artistë të rinj i dëgjon më shumë, apo a ka ndonjë emër këngëtari mashkull që nuk do t’i thoshte kurrë “jo” për një duet?!

“Bota sot”: Shohim super foto të bukura të sapo publikuara, pas tyre fshihet ndonjë këngë?

-Fshihet dëshira e madhe për të pozuar, por këngë të reja do kemi shumë shpejt.

“Bota sot”: Të ka thënë dikush që mund të ishe dhe një modele e suksesshme duke parë fotot e fundit?

-E kam dëgjuar shpesh (qesh).

“Bota sot”: Të pëlqen të të thërrasin këngëtarja e bukur apo Bruna me zërin e bukur?

- E pse jo të më thërrasin të dyja (qesh).

“Bota sot”: Pas duetin vitin e kaluar Bruna po mendon ndonjë këngë të re, apo pret të bëhet një vit?

 - Sigurisht, shumë shpejt pritet të vijë.

“Bota sot”: Ndërsa ne duam një projekt te ri muzikor, ti ndërkohë vazhdon angazhimet e tua si këngëtare?

 -Po, jam gjithmonë në lëvizje, shumë e angazhuar, por kjo nuk do të më pengojë në projektet e radhës.

“Bota sot”: Cili apo cila është miku/mikesha jote më e mirë në estradën shqiptare?

- Unë kam shumë miq në estradën shqiptare, realisht s’mund ti veçoj.

“Bota sot”: I ndjek artistet e rinj shqiptarë ke ndonjë të preferuar?

- Kur kam kohë i dëgjoj me kënaqësi, të preferuarit e mi janë të gjithë artistët që bëjnë art.

“Bota sot”: Kujt do t’i thoshe "Po" e kujt " Jo" prej meshkujve këngëtarë shqiptare për ndonjë duet?

 - Nuk e kam menduar këtë për të veçuar dikë, pasi nëse bashkëpunimi është për tu pëlqyer them edhe po ( qesh).

“Bota sot”: Nëse jo këngëtare Bruna do të ishte? -Përsëri këngëtare do të isha (qesh).

“Bota sot”: Fans të çmendur keni, si reagoni nga ata që e teprojnë duke të ngacmuar apo shkruar çdo ditë?

 -Fansa ka shumë, unë i respektoj brenda limitive të mia. Në rastet e ngacmimeve thjesht mospërfillje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat