Pse e ka mbajtur të fshehur? Ylli Limani prezanton vëllain dhe qenka yll

Bota e Yjeve

Pse e ka mbajtur të fshehur? Ylli Limani prezanton vëllain dhe qenka yll

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:36
Ylli Liman

Ylli Limani është një ndër këngëtarët shqiptar më të ndjekur në rrjetet sociale. Me muzikën e tij, ai ka arritur që të fitojë zemrën e publikut shqiptar.

Ndërsa femrat, përveç zërit të bukur, i ka bërë për vete edhe me look-un e tij. Por mesa duket kot nuk thonë se bukuria është e trashëguar.

Pak më parë, Ylli ka prezantuar për herë të parë vëllain e tij më të vogël me fansat, të cilin e uron për ditëlindje me një postim në “Instastory”.

“Artushi. Për beben që na ka tranuar sa herë rrëzoheshe, se mami më fajësonte mua dhe Hanën. Urime ditëlindjen. Si fëmija më i vogël i familjes, po shpresoj që s’të kemi lënë me pasoja për tërë jetën. Të dua”- shkruan Ylli me humor krahas fotos së vëllait.

Nuk e dimë se pse këngëtari e ka mbajtur të fshehur deri tani të voglin e familjes, por nga fotografia vihet re ngjashmëria që kanë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë përveç vëllait, Limani ka edhe një motër më të madhe që quhet Hana.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat