Kate Middleton ka një stilist personal? Po kush është ai!!!!

Bota e Yjeve

Kate Middleton ka një stilist personal? Po kush është ai!!!!

Më: 6 mars 2019 Në ora: 18:38
Kate Middleton

Familja mbretërore është mbledhur në 5 mars në Buckingham për të festuar 50 –vjetorin e marrjes së titullit të princ Karl si “Princ i Wellsit”. Gjatë kësaj ceremonie dy dukeshat u prezantuan secila sipas stilit të saj, të padiskutueshëm natyrisht.

Ndërsa Megan kishte zgjedhur një fustan të ngjitur pas trupit dhe një pallto të bardhë që e kishte veshur dhe më parë, Kate u shfaq me një fustan bojqielli, i dizenjuar sipas linajve tashmë të përsosura të dukeshës.

Fustan ky, që ishte mëse i përshtatshëm për një event të tillë. Sipas gazetares Emily Andrews, e cila ndjek familjen mbretëtore, ky fustan është dizenjuar nga stilisti personal i Kate, emrin e të cilit askush s’e di.

Nuk është hera e parë që Dukesha e Cambrige zgjedh veshje të krijuara nga stilisti i saj personal. Kujtojmë veshjen që kishte Kate gjatë një ceremonie në prill 2013, kur ishte shtatëzënë me princin George.

Nën xhaketën ngjyre pjeshke të krijuar nga Tara Jarmon, Kate kishte veshur një fustan të krijuar nga stilisti i saj. Ndërsa në 2015, në kohën kur Kate priste të lindte princeshën Charlotte, ajo u shfaq me një pallto të dezinjuar pikërisht nga ky personazh misterioz.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat