Venera Lumani jep lajmin e bukur për Lindin: Fëmijët e tu do jenë krenarë për ty

Bota e Yjeve

Venera Lumani jep lajmin e bukur për Lindin: Fëmijët e tu do jenë krenarë për ty

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:15
Venera Lumani dhe Lind Islami

Dy këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami janë padyshim një ndër çiftet më të njohur të showbizit shqiptar.

Ata gjithashtu janë mjaft të dashur edhe për publikun.

Venera dhe Lindi thuajse në çdo dalje publike janë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe prej disa kohësh kanë nisur të bashkëjetojnë.

Image

Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë foto e video si nga jeta profesionale ashtu edhe ajo private. Madje ka raste kur ata edhe i bëjnë dedikime të veçanta njëri-tjetrit, siç ka ndodhur edhe së fundmi me mesazhin e bukur të Venerës për Lindin.

Këngëtarja ka zbuluar për fansat se bashkëshorti i saj i ardhshëm, përveç se këngëtar, ka edhe një tjetër profesion si arkitekt.

“Burrit tim të ardhshëm. E di që ti ke zgjedhur të jesh modest për arritjet e tua në profesionin kryesor, por në këtë moment, ti duket të ndihesh krenar për veten arkitekti im i dashur. Të dua shumë, fëmijët e tu do të jenë krenarë për ty”, janë fjalët që Venera ka zgjedhur për të uruar Lindin për arritjet e deritanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat