Liam Payne tregon se është grabitur dhe kërcënuar me thikë kur ishte 12 vjeç

Bota e Yjeve

Liam Payne tregon se është grabitur dhe kërcënuar me thikë kur ishte 12 vjeç

Më: 9 mars 2019 Në ora: 13:39
Liam Payne

Liam Payne ka zbuluar se ai ishte grabitur dhe kërcënuar me thikë në moshën 12 vjeçare, pasi një djalë i rritur e joshi atë dhe një mik të tij, për t’i çuar në në një vend të largët, dhe më pas i kishte sulmuar.

Duke folur për The Mirror të premten, ylli i “One Direction”, 25 vjeç, tha se ishte ‘me fat’ që është gjallë, pasi njeriu kishte një “thikë masive gjuetie” në fytyrën e tij në Bilston, pranë Wolverhampton .

Payne është i prirur për të rritur ndërgjegjësimin për krimin me thikë dhe tha për incidentin: “Ishte një nga gjërat më të frikshme që kam përjetuar gjatë jetës sime”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Isha me fat, por kaq shumë nuk janë … Duhet bërë diçka. Ne kemi arritur nivele të pashembullta të njerëzve që humbin jetën e tyre.

Liam shpjegoi se ai dhe shoku i tij ishin kërcënuar nga njeriu, i cili i tregonte thikën, e kishte mbrehë thikën dhe i tmerronte ata.

Duke zbuluar se ata i dhanë njeriut gjithçka që kishin në kuletat e tyre, ai tha se ata arritën të iknin duke vrapuar sa më shpejt që mundën dhe duke u hedhur në autobusin e parë që ata hasën, edhe pse nuk e dinin se ku shkuan.

Duke folur për ngritjen e vetëdijes për krimin, ai tha: “Është vërtet e rëndësishme që prindërit të flasin me fëmijët e tyre dhe se shkollat po bëjnë programe me njerëz që janë prekur nga krimet e thikës”.

Përndryshe, Liam u bë i përfolur së fundmi në media edhe për faktin se u takua me ish-të dashurën, Cheryl, në tapetin e kuq të Çmimeve Global, të enjten.

Gjatë mbrëmjes, Liam kaloi disa minuta duke biseduar me Cheryl, para se të futeshin te kjo ngjarje.

Një dëshmitar pranë tyre tha: “Ata dukeshin shumë miqësorë. Ata ishin duke qeshur dhe duke folur dhe i dhuruan një përqafim njëri-tjetrit”.

Cheryl dhe Liam u ndanë në korrik të vitit 2018 pas dy vjetësh së bashku, megjithatë ata mbeten miqësor pasi janë prindër të një djali njëvjeçar, të quajtur Bear. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat