Këngëtarja shqiptare gjen posterin me foton e saj në vendin më të famshëm në botë: Më keni bërë të qaj

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare gjen posterin me foton e saj në vendin më të famshëm në botë: Më keni bërë të qaj

Më: 9 mars 2019 Në ora: 13:54
Ava Max

Ava Max është një tjetër këngëtare shqiptare e cila ka hyrë prej kohësh në tregun muzikor botëror. “Sweet but psycho” është hiti me të cilin ajo fitoi edhe më shumë vëmendjen e publikut.

Së fundmi ajo është surprizuar teksa ka parë që posteri i saj të shfaqej në një nga vendet më të njohura në të gjithë botën, në “Times Square” të Nju-Jorkut.

“A është ky realiteti?! Në mes të Times Square?! Çfarë! Faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … e keni bërë vajzën tuaj të qajë! Ju dua të gjithëve shumë”, shkruan këngëtarja e famshme krah fotos së publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

Ndërkohë ky poster është publicitet për këngën e saj më të re “So Am I” që u publikua një ditë më parë dhe që rezultati është i dukshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat