Conchita Wurst ndryshon pamje, nuk do ta njihni më

Bota e Yjeve

Conchita Wurst ndryshon pamje, nuk do ta njihni më

Më: 10 mars 2019 Në ora: 06:33
Conchita Wurst

Conchita është një këngëtar/e austriake që u bë e njohur pas triumfit në ‘Eurovision Song Contest 2014’ me këngën ‘Rise Like a Phonix’. Po përveç se triumfoi në Eurovision, u komentua shumë në rrjet për shkak të pamjes.

Paraqitja e tij ishte ajo që u komentua në mbarë potën pasi u shfaq me make up, flokë të gjatë, mjekër të zezë dhe me një fustan të gjatë i cili e bënte të dukej madje dhe elegant/e.

Por tashmë nuk ka më një Conchita Wurst sepse Thomas ka vendosur që nga ky moment të njihet si Tom dhe këtë e ka treguar edhe në Instagramin e tij ku ka postuar foto me look-un e ri.

Ai ka rruar kokën dhe ka lënë vetëm mjekrën.

Por pavarësisht të gjithave Tom shihet i veshur me një fund të gjatë gjë që bën të mendojmë se ai nuk ka hequr dorë nga të dukurit një femër në disa detaje.

Emri i vërtetë i Conchita është Thomas "Tom" Neuwirth (i lindur më 6 nëntor 1988). Wurst erdhi në vëmendjen ndërkombëtare pasi fitoi Festivalin Evropian të Këngës 2014 si hyrëse e Austrisë me këngën "Ngrihu si një Phoenix". Neuwirth përdor përemra mashkullorë kur i referohet vetes, por përemra femërorë kur prezantohet si Conchita Wurst.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat