Rita, vjen me fotografi të veçanta

Bota e Yjeve

Rita, vjen me fotografi të veçanta

Më: 12 mars 2019 Në ora: 00:12
Rita Ora

Rita Ora ka postuar një seri fotografish në Instagram, ku ka fotografuar vetëm fytyrën

Pas turneut të suksesshëm të saj në Australi, Rita Ora ka udhëtuar në Tokio ku pritet që në kryeqytetin japonez ta vazhdojë turneun e saj, “Phoenix”.

E në fotot që Rita ka postuar ajo ka bërë “Bullseye”, që është edhe një simbol i një produksioni të muzikës, me origjinë nga Kensasi i Amerikës.

Image

Nuk dihet nëse Rita e ka paralajmëruar ndonjë bashkëpunim me këtë produksion, apo kjo është edhe për “Bullseye”, një karakteri negativ që është i njohur nga librat komik të Marvel në SHBA.

Sido që të jetë, Rita pritet që të vazhdojë me turneun e saj në Azi, derisa kosovarja në vitin 2019 ka paralajmëruar se do ti dedikohet muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat