Daljet e aktores së famshme të “Hollywood”-it , Angelina Jolie, nuk janë aq të shpeshta kohët e fundit. Por një ditë më parë, ajo ishte pjesë e tapetit të kuq të premierës së filmit “Dumbo” në Teatrin El Capitan, në Los Angeles.
Në këtë dalje, 43-vjeçarja shoqërohej nga katër prej gjashtë fëmijëve të saj. Ajo dukej e mrekullueshme dhe kishte gjithmonë një buzëqeshje në fytyrë.
Ndërkohë për veshje, ajo kishte zgjedhur një fustan saten ngjyrë perle, ku e hapura e pasme na lejonte të shikonim disa nga 20 tatuazhet e saj.
Angelina dukej e mahnitshme, ndërsa fëmijët e saj, Vivienne, Knox, Shiloh dhe Zahara, gjithashtu tërhoqën vëmendjen.
Ndërkohë kujtojmë se Angelina dhe ish-bashkëshorti i saj, Brad Pitt janë gjithashtu prindër edhe të Maddox, 17 vjeç dhe Pax, 15 vjeç.
Ndërsa përsa i përket jetës profesionale, aktorja nuk luan në filmin “Dumbo”, do ta shikoni atë në “Maleficent: Mistress of Evil”, që do të prezantohet vitin e ardhshëm.