“Gjithë këto shpenzime, s’të dëgjojmë të bësh bamirësi!”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekëses: Lekët s’ja kam vjedhur…

Bota e Yjeve

“Gjithë këto shpenzime, s’të dëgjojmë të bësh bamirësi!”, Alketa Vejsiu i përgjigjet ndjekëses: Lekët s’ja kam vjedhur…

Më: 18 mars 2019 Në ora: 15:12
Alketa Vejsiu

Ndodh shpesh që personazhet e njohur të ekranit të gjykohen me mënyrën e jetesës që ata bëjnë. E kështu i ka ndodhur edhe moderatores së njohur, Alketa Vejsiut.

Një ditë më parë ajo ndau në profilin e saj në “Instagram” një fotografi nga e diela e saj. Ajo shfaqej shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë. Larg grimit, fustaneve e takave.

“E diel me floket rremuje! Ska me rehat! Dite te bukur te gjitheve!”, shkruan bashkëngjitur me foton e cila mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente që i uronin gjithashtu një të diel të bukur.

Por një ndjekëse ka një kritikë për Alketën në lidhje me shpenzimet e tepërta dhe i kërkon “llogari” për bamirësitë.

“Këto shpenzime që bëni ju, shiko se njerëzit po vuajnë për bukë, kontribuo dhe ti, s’ta dëgjojmë emrin askund për humanizëm”, thuhet në koment drejtuar moderatores.

Ndërkohë me qetësinë më të madhe, Vejsiu i shkruan se nuk jemi në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, por në kapitalizëm.

Gjithashtu Alketa shprehet se i bën në heshtje bamirësitë dhe se ka punuar boll për t’u marrë me llafe në “Instagram” këtë të diel.

“I bëj në heshtje bamirësitë unë. Lekët s’ja kam vjedhur askujt. Punoj e jetoj my way: do të thotë në mënyrën time. S’jetojmë në komunizëm ku të gjithë duhet të jemi të barabartë, jetojmë në kapitalizëm. Do të doja të kisha fuqinë që t’i bëja të gjithë të jetonin mirë, por s’e kam. Dielli është i të gjithëve, ndaj më lër po deshe të ngrohem në diell siç ma ka dëshira këtë të diel. Kam punuar boll gjatë javës dhe sot dua të çlodhem”, ja kthen Alketa.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat