Agnesa Vuthaj tregon se kur do të bëhet nuse

Bota e Yjeve

Agnesa Vuthaj tregon se kur do të bëhet nuse

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:00
Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj te Rudina ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj private dhe karriera profesionale.

Meqë si modele shumë shpesh e kemi parë me fustanin e nusërisë, Agnesa tregon se kur do të bëhet njëmend nuse.

“Kam bërë shumë foto me fustane nusërie, sa kam filluar ta humb atë kuptimin e vërtetë që kanë vajzat për fustanin e bardhë. Kur je modele s’e ke më aq shumë të rëndësishme”, ka thënë Agnesa.

Më pas ajo është shprehur se sa i përket jetës private nuk ka një datë kur do bëhet nuse, por do të presë se çfarë do të sjellë fati.

Bukuroshja jonë rrëmbeu kurorën e më të bukurës në vitet 2003-2004 dhe tani vazhdon të jetë e angazhuar akoma. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat