Aurela Gaçe ka një mesazh për Tunën dhe e thotë publikisht: S’duhet të qëndrojmë indiferentë…

Bota e Yjeve

Aurela Gaçe ka një mesazh për Tunën dhe e thotë publikisht: S’duhet të qëndrojmë indiferentë…

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:37
Tuna

Këtë javë, këngëtarja e njohur Tuna Sejdi ndau me fansat e saj të gjitha këngët e albumit të saj të ri, “Fortuna”.

Tuna ka zgjedhur që të gjitha klipet e këngëve të realizohen në të njëjtën studio, ku vetëm veshja të ndryshonte.

Kanë qenë të shumtë personazhe të njohur që e kanë përgëzuar dhe mbështetur Tunën për këtë album. Mes tyre është edhe këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe.

Gaçe ka postuar një foto të Tunës në “Instastory” ku në të shkruan” “Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përditshme me garë singëllash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket se albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”.

Ndërkohë kujtojmë se në albumin e Tunës janë përfshirë shtatë këngë, ndërsa dy prej tyre janë bashkëpunime me Armend Regjepagiqin dhe Ylli Limanin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat