Fjolla Morina falënderon mjekët e QKUK-së: Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj se mrekullitë ekzistojnë

Bota e Yjeve

Fjolla Morina falënderon mjekët e QKUK-së: Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj se mrekullitë ekzistojnë

Më: 26 mars 2019 Në ora: 15:26
Fjolla Morina

Fjolla Morina është një ndër këngëtaret më aktive në rrjetet sociale teksa sjell edhe pjesë të tjetës private.

Ajo së fundi ka pasur një arsye më tepër që të falënderon mjekët e QKUK-së, të cilët u përkujdesen për shëndetin e nënës së saj.

Këngëtarja shqiptare thotë se puna palodhshme e mjekëve ka bërë që pas shtatë orëve të operimit t’ia dal mbanë dhe të jetë pranë saj.

“Sot ishte një ditë që më bëri të kuptoj që mrekullitë ekzistojnë! Kisha shumë frikë por nuk u bëra pre e pesimizmit…luftova me veten dhe u kapa fort pas shpresës që MAMI IM do t’ja dilte mbanë dhe kësaj here”.

“Më ka mbetur në mendje një proverb ku thuhet: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj i krijoi nënat! E pra, e dashura nëna ime, ti je Zoti im,ngushëllimi im dhe burimi i dashurisë! Sot je pranë meje falë mjekëve të Spitalit Shtetëror Prishtinës të cilët pas 7 orëve operacion ja dolën mbanë që ti të ishe akoma pranë meje”, ka shkruar ajo në Instagram.

Ndryshe, gjatë ditë së djeshme ka qarkulluar një fotografie e vitit 1999, ku këngëtarja ishte një prej shumë refugjatëve në kampin e Bllacës në Maqedoni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat