Rita Ora si një ‘barbie’ rrugëve të New Yorkut, duket e buzëqeshur pas rikthimit te ish-i dashuri

Bota e Yjeve

Rita Ora si një ‘barbie’ rrugëve të New Yorkut, duket e buzëqeshur pas rikthimit te ish-i dashuri

Më: 26 mars 2019 Në ora: 19:11
Rita Ora

Stili i saj i egër i ka dhënë statusin e mbretëreshës së modës.

Rita Ora rrëmbeu edhe një herë vëmendjen të martën pas daljes nga hoteli ku po qëndronte në New York, shkruan DailyMail.

E veshur me një bluzë të guximshme ngjyrë rozë të ndezur, dhe kombinuar me një minifund të zi, Rita dukej si një ‘barbie’.

Rita dukej e ndjeshme në ansamblin e saj që po jepte një spërkatje të ngjyrave me bluzën rozë dhe disa detaje të strukturuara me shpatullat e mbuluara me pupla dhe pantallona të gjera me lëkurë të butë, duke i dhënë asaj gjithashtu një pamje seksi.

Këngëtarja shqiptare ishte “zemërthyer” në fillim të këtij muaji, kur u nda nga aktori i Hollywoodit, Andrew Garfield, 35 vjeç, pas një lidhje katër mujore.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” thuhet se është kthyer në krahët e ish-të dashurit tjetër, muzikantit Andre Watt.

Këtë e kanë thënë burimet e The Sun, teksa vet dyshja ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë çështje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat