Rusja superseksi tregon se çka i pëlqen të bëjë më së shumti në shtrat

Bota e Yjeve

Rusja superseksi tregon se çka i pëlqen të bëjë më së shumti në shtrat

Më: 1 prill 2019 Në ora: 23:10
Alena Nazarova

Ju prezantojmë rusen superseksi, Alena Nazarova.

Modelja ruse, Alena Nazarova, është shumë e natyrshme para kamerës.

Por, kur bukuroshja mahnitëse nuk është duke pozuar e duke treguar anën luksoze të jetës së saj – veturat Lamborghini, aeroplanët privatë dhe rrobat prej dizajnerëve të njohur, ajo dokumenton udhëtimet e saj në Youtube.

Image

Tani do të mësojmë për takimin ideal, fantazitë e seksit dhe simpatinë që e ka tek të famshmit. Revista Maxim i ka bërë bukuroshes disa pyetje interesante.

Si mundet një mashkull të tërheqë vëmendjen tuaj?

Duke më ftuar për aktivitete, si ngjitja nëpër mal. Pastaj ne do të merrnim disa pije freskuese dhe do të shikonim një perëndim të diellit në plazh.

Cila është fraza më e keqe për të bërë për vete femrat që e keni dëgjuar?

Haha, disa djem me të vërtet nuk dinë të flasin me femra. Është çmenduri. Nuk më pëlqen kur djemtë më afrohen dhe shtiren sikur ne njihemi.

Si ia bëni me dije një mashkulli se jeni e interesuar?

Nuk do të humbja kohë asnjëherë në dikë që nuk jam e interesuar. Nëse jemi duke folur, dërguar mesazhe apo çkado, do të thotë që më pëlqen! Shumë e thjeshtë.

Na tregoni për takimin ideal.

Definitivisht jo në një restorant. Njëherë kisha një takim në një safari të Malibus. Ne pimë verë, shijuam pamjen dhe ushqyem kafshët. Ishte shumë argëtuese.

Çka ju tërheq më së shumti tek një mashkull?

Më tërheq një njëri që është shumë ambicioz, e di se çfarë do dhe e di si të arrijë atë.

Kush është simpatia e jote e famshme?

Sinqerisht, unë kurrë nuk kam rënë në dashuri me asnjë njeri me famë apo me dikë që nuk e kam takuar kurrë. Por, sidoqoftë, mua më pëlqen Ashton Kutcher. Do të pranoja një takim me të.

Kur ndiheni më seksi?

Në shtëpi, ku mund të veshi të brendshme dhe ndihem rehatshëm dhe seksi në të njëjtën kohë.

Çka ju pëlqen më së shumti të bëni në shtrat?

Të shijoj masazh nga një person që përpiqet të më fitojë zemrën. Është ndjenja më fantastike, vërtet. Trupi im është shumë i ndjeshëm.

Çka nuk duhet që të bëjë një mashkull?

Të më krahasojë me një dashuri të kaluar. Shkatërron gjithçka!

Keni ndonjë fantazi të seksit?

Gjithmonë kam pasur fantazi që të jem jashtë diku, duke u ngjitur në mal apo vetëm në kopsht, dhe të bëj seks ndërsa njerëzit kalojnë rrotull duke mos e pasur vëmendjen.

Çka është kënaqësia e fshehtë e juaja?

Të eci nëpër shtëpi krejtësisht e zhveshur. Kjo është arsyeja pse jetoj vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat