Këngëtari i famshëm kërcen vetëm me të brendshme para pasqyrës, ja mesazhi që u dha fansave

Bota e Yjeve

Këngëtari i famshëm kërcen vetëm me të brendshme para pasqyrës, ja mesazhi që u dha fansave

Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:29
Sam Smith

Këngëtari i famshëm, Sam Smith pranoi së fundmi se gjithë jetën e tij ka pasur pasiguri për trupin. Madje ka zbuluar se në adoleshencë i është nënshtruar një operacioni për heqjen e dhjamit.

Por tani ai nuk e ka aspak problem që të pozojë me të brendshme. Madje Smith fotografitë apo videot e tilla, i ndan edhe me ndjekësit e tij të shumtë në “Instagram”.

26-vjeçari homoseksual ka postuar të hënën disa fotografi, me të cilat dëshironte që të inkurajonte fansat e tij që të bënin “kërcimin e barkut të fryrë”.

Në një video të postuar në “Instastory”, Smith shfaqet para pasqyrës së tualetit duke kërcyer, e në të shkruante: “Ndihem i fryrë pas fluturimit tim, kështu që mendova të postoj një selfie para pasqyrës të gjoksit tim seksi të fryrë, sepse jemi miq. Më në fund”.

Mesazhi që Sam dëshiron që t’u dërgojë ndjekësve të tij është që ta duan trupin e tyre dhe të mos kompleksohen prej tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat