Modelja marramendëse tregon fantazinë, çka i pëlqen të bëjë me një mashkull

Bota e Yjeve

Modelja marramendëse tregon fantazinë, çka i pëlqen të bëjë me një mashkull

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:19
Kelsie Jean Smeby

Ju prezantojmë bukuroshen norvegjezo-italiane, Kelsie Jean Smeby.

Kelsie Jean Smeby sapo ka nisur karrierën e saj si modele.

Ajo u zhvendos në Los-Anxhelos kur ishte 18 vjet, për t’u futur në industrinë e modelimit, dhe shumë shpejt arriti të pozojë për revistën Maxim France, dhe për shumë fushata reklamuese të kompanisë së veshjeve Guess.

Kelsie i është përgjigjur disa pyetjeve interesante nga Maxim rreth takimit të saj ideal, rreth asaj se çka e ndezë atë më së shumti dhe rreth fantazive të saj.

Si mundet një mashkull të tërheqë vëmendjen tuaj?

Dashuria si në kohët e vjetra është ëndrra ime. Befasitë, shënimet e lezetshme, higjiena e mirë, sensi i mirë i humorit, gjestet e sjellshme, sikur mbajtja e valixheve dhe hapja e derës për mua. Unë jam e modës së vjetër.

Cila është fraza më e keqe për të bërë për vete femrat që e keni dëgjuar?

Po dukesh mirë në ato rroba, por më mirë do ishte t’i hiqje fare.

Si ia bëni me dije një mashkulli që jeni e interesuar?

Unë jam e para që them diçka. Kur e di, është gjithmonë në çast. Pra, pas takimit të parë, unë të thërras menjëherë apo të përgjigjem shumë shpejt. Nëse jo, atëherë më vjen keq.

Përshkruani takimin tuaj ideal.

Shkuarja në darkë, me muzikë të mirë dhe ca margarita.

Çka iu tërheq më së shumti tek një mashkull?

Kur qartazi mahnitet nga unë dhe e dalloj një afërsi të menjëhershme.

Kur ndiheni më seksi?

Menjëherë pas një dushi, kur lyhem me vaj dhe kam një peshqir mbi flokë. E freskët!

Cili është sekreti për një selfie seksi?

Ndriçimi i mirë dhe këndi i duhur.

Cila është gjëja e preferuar të bëni në shtrat?

A është kjo pyetje provokuese?

Jo.

Është një gjë… por fjetja dhe shikimi i Netflix’it, me një tas të mbushur me drithëra, është gjithashtu ideale.

Çka nuk duhet një mashkull të bëjë asnjëherë në dhomën e gjumit?

Të hungërijë. Unë mund të mendoj që është ndonjë qen, dhe të frikësohem fort.

Ke ndonjë fantazi seksi?

Ikja spontane tek një vend i rëndomtë për një puthje të mirë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat