Eleonora, “koshi” më i bukur i vitit për basketbollistin e Clippers

Bota e Yjeve

Eleonora, “koshi” më i bukur i vitit për basketbollistin e Clippers

Më: 4 prill 2019 Në ora: 06:32
Elenonora Boi

Thashethemet ishin “në ajër” prej kohësh, por tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht marrëdhënia mes basketbollistit italian, Daniele Gallinari dhe gazetares Elenonora Boi.

Ka qenë vetë ylli i Los Angeles Clippers, që ka konfirmuar se është në një lidhje me gazetaren, gjatë një interviste të dhënë për “Sportweek”.

“Po, jam në një lidhje me Eleonora Boi. Ajo vjen shumë shpesh në Los Angeles dhe nuk humbet thuajse asnjë nga ndeshjet e Clippers”, tha Gallinari.

Image

Vetëm pak orë pas publikimit të intervistës së basketbollistit, edhe vetë gazetarja ka publikuar një sërë fotosh të shkrepura në Los Angeles, disa prej të cilave me fanellën e Gallinarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat