Tayna: Kur dëgjoj “diss”-et e kolegeve të mia, unë…

Bota e Yjeve

Tayna: Kur dëgjoj “diss”-et e kolegeve të mia, unë…

Më: 15 prill 2019 Në ora: 12:44
Tayna

Që prej qershorit të vitit 2018 kur Tayna publikoi hitin e saj të famshëm në bashkëpunim me reperin Don Phenom të titulluar “Columbiana” ajo u shndërrua në më kërkuarën jo vetëm në koncerte, por edhe në intervista televizive apo portale.

E ftuar për herë të parë në Top Channel në spektaklin “E Diell”, reperja kosovare foli për gjithçka që nga suksesi i këngës së saj më të fundit “Kce”, raportin me familjen që e konsideron të shenjtë, me shoqërinë që i ka lënë pak pas dore për shkak të impenjimeve në muzikë, komentet negative që s`i merr aspak personale si dhe ndryshimit mes një “rap”-i që bën një femër vs atij mashkull.

“Pa dashur ta përdor si sarkazëm, por meshkujt kohët e fundit kanë nisur të këndojnë për dashuri ndërsa ne po këndojmë gangsta”- tha gjatë intervistës ajo.

Sa i takon punëve të zemrës, Tayna nuk ngurroi të përgjigjej ndonëse e shoqëroi dhe me pak doza humori:

“Nuk jam në lidhje se më kanë më kanë “vdekur” ndjenjat” – rrëfeu ajo.

Reperja është përfolur pafundësisht në rrjetet sociale edhe për “diss”-et që kolege të saj bëjnë për të në aspektin profesional. Por si reagon ajo kur i dëgjon?

“Ose jam duke nxjerrë këngët e mia ose ata janë duke nxjerrë këngë për mua, pra gjithçka sillet rreth meje dhe ku ka më mirë”- deklaroi ajo.

Tayna premtoi që vera e 2019-s do të jetë ON TOP dhe se shumë shpejt do të publikohen njëra pas tjetrës të gjitha materialet muzikore që ajo ka përgatitur këtë periudhë gati për t`u shndërruar në hite.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat