Alesia Bami vetëm 20 vjeç dhe hap biznesin e saj, velinës i ndryshon jeta pas pushimit nga puna - Bota Sot
Alesia Bami vetëm 20 vjeç dhe hap biznesin e saj, velinës i ndryshon jeta pas pushimit nga puna

Bota e Yjeve

Alesia Bami vetëm 20 vjeç dhe hap biznesin e saj, velinës i ndryshon jeta pas pushimit nga puna

Më: 15 prill 2019 Në ora: 16:25
Alesia Bami

Alesia Bami u largua përfundimisht nga emisioni “Stop” dhe nga “Klan Tv” dhe duket se ky largim i ka hapur dyer të reja ish-velinës. Ajo bëri bujë me largimin e saj nga emisioni satiro-investigativ “Stop”, largim që i eci mirë ish-velinës sepse e shikojmë të angazhuar në disa projekte.

Së pari, ajo u përfshi direkt si balerinë në emisionin “E diell” në “Top Channel” dhe përveç kësaj, disa ditë më parë realizoi një mbrëmje promovimi për biznesin e saj më të ri, edhe pse është vetëm 20-vjeçe. Bëhet fjalë për një dyqan me fustane mbrëmjesh, që është projekti më i ri që ajo ka ndërmarrë si pronare.

Në këtë mbrëmje të veçantë të organizuar në Tiranë prezantoi biznesin e saj personal dhe familjen e saj, që përbëhet nga dy prindërit dhe vëllai. Në festën e inaugurimit, ku Alesia shfaqej duke hapur shampanjën për të ftuarit, morën pjesë shumë personazhe të njohur të botës së showbiz-it. Kujtojmë që Alesia Bamin e pushuan nga puna në “Stop”, pasi, sipas saj, nuk mori leje te drejtuesit për një intervistë që dha në televizionin “Top Channel”.

Ajo deklaroi se “u hodh në rrugë” nga produksioni i programit investigativ, por “Top Channel” mendoi që të mos e linte në baltë balerinën Bami, duke i ofruar asaj një vend pune brenda një kohe të shkurtër. Ai që i zgjati dorën për t’ia shtuar grupit të prezantueseve seksi të “E diell” ishte pikërisht Edi Manushi. Alesia iu bashkua këtij emisioni të dielave në rubrikën e lotarisë, që i bashkëngjitet programit.

Alesia do i bashkohej klubit të vajzave seksi në krah të Edi Manushit, mes të cilave: Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla, Einxhel Shkira dhe Argjira Spanca, blogerja seksi nga Prishtina, që zëvendësoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila u tërhoq nga “E diell”, për shkak të angazhimit në Festivalin Europian.

Vetë Alesia deklaroi se e pushuan nga puna me një mesazh telefonik nga programi investigativ “Stop” për arsyen e vetme se kishte shkuar të jepte intervistë në televizionin konkurrent të drekës, që moderohet nga Bieta Sulo. Alesia Bami njihej si velina e “Stop”, e cila paralelisht angazhohej edhe si fotomodele.

Pas largimit nga “Klan”, Alesia e mblodhi shpejt veten, duke bërë të tjera plane për jetën. Brenda natës, që nuk u shfaq në “Stop”, ajo postoi në “Instagram” foton e veshur si nuse me vello, ku paralajmëronte plane të tjera dhe të mëdha për veten. Foton në fjalë e shoqëroi me statusin për veten “Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”. Ndërkohë, ajo hapjen e biznesit të ri e ka shoqëruar me një set fotosh artistike, ku pozon në natyrë me fustane mbrëmjeje.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...