Sytë në gjoksin e Norës

Bota e Yjeve

Sytë në gjoksin e Norës

Më: 18 prill 2019 Në ora: 08:29
Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi ka vazhduar me fotot e saj provokative nëpër rrjetet sociale

Kanë mbetur praktikisht edhe dy ditë e gjysmë deri në publikimin e videoklipit të këngës “Nuk e di” të motrave Istrefi, kurse Nora nuk i ka ndalur fotot provokuese nëpër rrjetet sociale.

E fundit është një foto ku Nora paraqitet me një foto me shumë ngjyrë i cili thekson gjoksin e saj bombastik derisa ajo i ka të mbyllur sytë.

Ndryshe ka dy ditë që Nora është duke postuar fotografi të tilla derisa kanë mbetur edhe disa orë deri të publikimi i videoklipit të saj me Era Istrefin, motrën e saj, i cili videoklip duket se është tepër i nxehtë në bazë të fotografive dhe disa videove që të dy motrat kanë publikuar nëpër rrjetet e tyre sociale.

Nora pritet që të lansojë këtë këngë tani së shpejti derisa Era pos kësaj ka të xhiruara dhe incizuara edhe disa këngë në SHBA, të cilat ajo i kishte reklamuar në rrjetet sociale gjatë kohës sa ishte në SHBA.

Njëkohësisht kjo pritet të jetë kënga e parë e Erës në gjuhën shqipe pas disa viteve. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat