Gugu: Sekretet se si e bëj për vete të dashurin

Bota e Yjeve

Gugu: Sekretet se si e bëj për vete të dashurin

Më: 22 prill 2019 Në ora: 21:44
Gugu

Erdhi fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, si një atraksion i vërtetë e që nuk po di të ndalet. Gugu është ajo vajzë, e cila ecën vetëm përpara, duke mos e vrarë mendjen. Seksi, joshëse dhe me shumë shije, ajo vjen me një videoklip të ri, të cilin e ka realizuar me detaje të kuruara e ndërkohë që një anë tjetër të saj ajo e tregon në një intervistë për “Panorama plus”.

Si e kalon 24-orëshin?

Zgjohem shumë herët, dita ime nis me kufje në vesh, zakonisht më pëlqen të rri në shtëpi, më lodh zhurma e njerëzve.

Kur je e lirë, çfarë bën?

Kur jam e lirë më pëlqen shumë të shikoj filma horror, o Zot, mund të qëndroj 5 orë para televizorit.

Ke gjithmonë angazhime, të ftojnë nëpër koncerte?

Kam bërë një periudhë pak të gjatë, një pauzë pothuajse gati 1 vit për disa arsye të mia personale dhe nuk kam qëndruar larg Shqipërisë.

Çfarë ushqimesh preferon të përgatisësh kur je e lirë?

Mua më pëlqen shumë të gatuaj tavë peshku, e bëj shumë mirë, por edhe palaçinka.

Me çfarë e josh më shumë të dashurin?

Varet… kam dhe unë mënyrat e mia (qesh).

Blen dhe gjëra të lira apo gjithmonë “firmato”?

Të dyja, po kohën e fundit kam blerë firmato, as vetë nuk e di se sa kam shpenzuar.

Ju ka ndodhur që të refuzoni ndonjë mashkull, vetëm pse ai nuk është i bukur?

Pse të shëmtuarit nuk kanë shpirt? (Qesh), mund të jetë i shëmtuar nga jashtë dhe i bukur nga brenda, jo, nuk më ka ndodhur.

Tipari kryesor i karakterit tënd?

Nevrike.

Çfarë do të ndryshoje te vetja nëse do mundje?

Do doja të isha një bionde kaçurrelse.

Terapia juaj kundër stresit?

Terapia kundër stresit është shopping-u.

Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj?

Në shtëpinë time do doja të ftoja dy motrat e mia dhe mbesat që kam kohë pa i parë, se jetojnë në Angli.

Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon?

Kam shumë frymëzime nga filmat, libra nuk lexoj shumë.

Dhurata që ju pëlqen të bëni?

T’i dhuroj dashuri dikujt që meriton të jetë në jetën time.

Talenti që do të doje të kishe?

Më pëlqen shumë të aktroj, e dua shumë aktrimin.

Deri ku do arrije për dashurinë?

Dashuri është fjalë shumë e madhe (qesh), nuk e di e as nuk dua ta mendoj.

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?

Në epokën e akullnajave do doja.

Ju trembin vitet që ikin?

Po, më trembin pak…

Vdekja ju tmerron?

Personalisht, mua, shumë fare.

Karrierë, pastaj fëmijë apo fëmijë, pastaj karriera?

E dyta mendoj se më mirë.

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?

Dollskill.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat