Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, njoftoi muajin e kaluar se do të largohej nga emisioni. Madje ajo zbuloi edhe arsyen se pse nuk do të ishte më pjesë e këtij programi.
Kejvina zbuloi se do të shkonte në Milano të Italisë, ku sipas saj, diçka e bukur po e priste. E teksa ka kaluar mbi një muaj e gjysmë, ish-velina ende nuk ka zbuluar ndonjë detaj të ri nga puna e re në Milano.
Por Kthella është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë.
Pyetjet e fansave kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, ku madje njëri prej tyre ka dyshuar se deklarata e Kejvinës mund të jetë gënjeshtër.
“Ku do të shohim në televizion në Itali? O ishte një gënjeshtër”, e pyet një prej ndjekësve në “Instagram”.
“Në proces”, i përgjigjet shkurt Kejvina në “Instastory”. Ndërkohë kujtojmë se në daljen e fundit të saj si velina e “Xing me Ermalin”, moderatori Mamaqi tha: “Do ta shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për projektin italian ku do ta shohim bukuroshen bionde!