Hidhet në det të shpëtojë konet, gjendet e mbytur modelja

Bota e Yjeve

Hidhet në det të shpëtojë konet, gjendet e mbytur modelja

Më: 30 prill 2019 Në ora: 19:02
Caroline Bittencourt

Trupi i pajetë modeles Caroline Bittencourt është gjetur gjatë operacionit të kërkimit për të, pas raportimit se kishte rënë në det gjatë një stuhie në San Paulo.

Bashkëshorti i saj, Jorge Sestini, u shpëtua të dielën rreth dy orë pasi u hodh në ujë për një përpjekje të dështuar për t’i ardhur në ndihmë modeles.

Babai i modeles, Orley, i cili mori pjesë në kërkimin e 37-vjeçares konfirmoi për mediat të hënën pasdite se ishte gjetur trupi i pajetë i vajzës së saj.

Një nga shoqet e modeles, ka deklaruar se modelja 37-vjeçarja ishte hedhur në det pasi kishte parë që gjatë stuhisë dy qenushët e saj kishin rënë në ujë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat