Kim Kardashian fiton 1 milion dollarë për një postim në Instagram

Bota e Yjeve

Kim Kardashian fiton 1 milion dollarë për një postim në Instagram

Më: 4 maj 2019 Në ora: 13:58
Kim Kardashian

Kim Kardashian fiton 1 milion dollarë për një postim të sponsorizuar në Instagram, pasi paditi një kompani të modës për kopjimin e veshjeve të saj.

Kim Kardashian ka paditur një kreator të veshjeve, për shfrytëzimin e imazhit të saj pa leje, shkruan DailyMail.

Ajo paditi “USA Misguided”, madje pretendon se fiton mes $ 300,000 dhe $ 500,000  për një postim të vetëm në Instagram.

Megjithatë, sipas “TMZ”, ylli 38-vjeçar mund të fitojë më shumë se 1 milion dollarë për një postim.

Kim në dokumentet që paraqiti në gjykatë, kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim nga “Missguided”, pasi nuk i është përgjigjur për atë që ka bërë.

Fillimisht, Kim kishte kërkuar 10 milionë dollarë nga kompania që pretendon se e kopjuan dizajnin e fustanit të zi.

Një fotografi që postoi së fundi në Instagram, ajo shfaqet duke mësuar, ndërsa pranë saj të bie në sy një shihe me ujë në tryezë, që supozohet që të jetë postim i sponsorizuar. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat