Tregimi dashuror i Julia Robertsit: 17 vjet martesë dhe po aq vite dashuri, lumturi dhe afsh!

Bota e Yjeve

Tregimi dashuror i Julia Robertsit: 17 vjet martesë dhe po aq vite dashuri, lumturi dhe afsh!

Më: 6 maj 2019 Në ora: 08:08
Julia Roberts dhe bashkëshorti i saj Danny Moder

Dashuria e tyre është ndezur në set, ndërkaq takimi i rastësishëm që nga sekonda e parë ka qenë fatal

“Kur e kam parë për herë të parë kam ndier ‘dridhje trupi’, ka shpjeguar Roberts.

Edhe pse mediet gjatë pothuajse 17 vjetëve të martesës së gjatë shpesh kanë provuar që t’i ndajnë me afera dhe mospajtime, në të vërtetë pakkush e di sa është e fortë dashuria ndërmjet aktores së famshme amerikane, 51-vjeçares Julia Roberts, dhe bashkëshortit të saj, një vit më i ri, xhiruesit Danny Moder.

“Nuk kam mundur të pushoj së menduari për të”, ka thënë njëherë kohë më parë ‘gruaja e bukur’ e famshme për takimin e parë me bashkëshortin e tashëm.

Dashuria midis tyre gjithmonë ka qenë e fuqishme dhe e zjarrtë, ndërkaq aktorja shpesh ka theksuar që ata të dy aktualisht janë të lidhur me zemër, që ai përfundimisht është dashuria e jetës së tij dhe që vetëm me të çdo gjë ka kuptim!

Image

Pastaj kanë filluar të planifikojnë familjen. Madje edhe tashmë një kohë të gjatë aktorja nuk ka arritur të ngelet shtatzënë, kanë filluar të mendojnë për adoptimin e fëmijës, mirëpo mu atëherë i befasuan 14-vjeçarët binjakë Hazel dhe Phinnaeus, dhe pastaj Henry tre vjet më ri.

Image

Edhe pse të dy më së shumti kënaqen në ditët tipike familjare kur të gjithë së bashku, megjithatë çdo vit “ikin” diku, vetëm ata të dy.

Kështu dhe sivjet, mu këto ditë, kanë ikur në oazën e tyre të qetësisë në Havaje, në vilën të cilën tashmë një kohë të gjatë e posedojnë dhe ku tashmë sipas zakonit mbushin bateritë dhe kënaqen me njëri-tjetrin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat