Edhe Aniston pozon e zhveshur, thotë se po kërkon të dashur

Bota e Yjeve

Edhe Aniston pozon e zhveshur, thotë se po kërkon të dashur

Më: 6 maj 2019 Në ora: 21:04
Jennifer Aniston

Jennifer Aniston (50) ka pozuar topless derisa ka thënë se ajo nuk është në lidhje por është e hapur për një gjë të tillë. “Kur të vijë dhe të troket në zemrën time, do ta mirëpres”, ka thënë ajo kur është pyetur për ndonjë lidhje të re

Aniston mbush 50 vite këtë vit por ajo duket se ka ndalur numrat dhe është në formë të mirë, ku ka pozuar e zhveshur për revistën Bazaar.

Në këtë intervistë ajo ka thënë se nuk është në lidhje me askënd sepse është shumë e zënë me punë dhe se nuk ka kohë shumë që të mëndoj për lidhje.

Por, biondina ka thënë se ajo ende beson në dashuri dhe nëse ndonjë ofertë e mirë do ti vije, ajo do ta mirëpriste atë.

“Nëse dikush me troket në derë, do të mirëpritet. Nuk jam tip i vajzave që them ‘jo, e kam lënë këtë punë. Nuk do të ndodh kurrë më’, pasi që konsideroj se mundem dhe i marrë në konsideratë ofertat e mira”, ka thënë veterania aktore e komedive romantike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat