Cardi B sjell “tepihun e kuq” në tepihun e kuq të Met Galas

Bota e Yjeve

Cardi B sjell “tepihun e kuq” në tepihun e kuq të Met Galas

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:22
Cardi B

Nëse është dikush që ka arritur ta marrë gjithë vëmendjen në Met Gala të vitit 2019 është padyshim Cardi B.

Reperja 26 vjeçare ka arritur të kthejë kokat e të gjithëve kur është paraqitur në tepihun e kuq të kësaj ngjarje me një fustan të kuq shumë të ekzagjeruar që kishte pupla, një kapele që i ngjante asaj për not dhe shumë shtresa të materialit që theksonin gjoksin dhe trupin e saj.

Fustani që i ngjante “një tepihu të kuq” që këngëtarja dukej se e kishte sjellë në tepihun e kuq të Met Galas ishte qepur në formë të rrathëve të mëdhenj derisa ishte shumë i fryrë dhe i ekzagjeruar edhe anash dhe prapa.

Shumë prej fansave të këngëtares dhe të tjerë e krahasuan veshjen e Cardi B me një thes gjumi – ndonëse mund të jeni konfuzë por tema e këtij viti në Met Gala – “Camp: Notes on Fashion” – nuk ka të bëjë me tenda të një kampi, por më shumë i referohet ekstravagancës të tepruar dhe thyerjes së kufijve.

Megjithatë shumë të tjerë konstatuan se veshja e reperes ishte veshja më e mirë e natës.

 Qysh prej kur doli e para në të gjitha rangimet me këngën e saj “Bodak Yellow”, Cardi B ka zgjedhur të vishet gjithnjë e më shumë në mënyrë të ekzagjeruar dhe shumë ekstravagante duke përfshirë edhe veshjen që zgjodhi për Grammy Aëards të vitit 2019.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat