Katy Perry vishet si llambadar në Met Gala

Bota e Yjeve

Katy Perry vishet si llambadar në Met Gala

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:30
Katy Perry

Katy Perry ka ndriçuar në tapetin e kuq të Met Gala dhe kur themi ‘ka ndriçuar’ e kemi shumë seriozisht.

Gjyqtarja e “American Idol” e ka marrë gjithë vëmendjen kur ka arritur në tapetin e kuq e veshur si një llambadar i stilit klasik – e kompletuar me poça elektrikë – në ngjarjen e përvitshme që u mbajt në qytetin e New Yorkut.

34 vjeçarja e kishte kompletuar pamjen e saj me një parukë bionde dhe këpucë qelqi të praruara.

“Kush ka qenë ndonjëherë në një ballo ku nuk ka pasë një llambadar?”, ka thënë për revistën “Vogue” Jeremy Scott, disenjatori i markës së njohur Moschino, që e ka krijuar veshjen e këngëtares.

“Ideja e elegancës është mjaftueshëm camp [term që përdoret për të përshkruar një stil estetik që e konsideron diçka si tërheqëse për shkak të shijes ekstravagante dhe vlerës ironike] dhe unë doja të luaja me këtë koncept”, ka shtuar ai tutje.

Tema e Met Gala ndryshon çdo vit, ndërsa sivjet ishte “Camp: Notes on Fashion” që është inspiruar nga një ese e vitit 1964 e filozofes Susan Sontag, në të cilën ajo e përshkruan këtë fenomen estetik si diçka që nuk duhet të flitet për të. “Të flasësh për Camp është sikur ta tradhtosh atë”.

Camp është i ngjashëm me kiçin, mirëpo derisa kiçi ka të bëjë me vetë veprën, camp është mënyrë e performansës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat