Katër veshjet e Lady Gagës në Met Gala

Bota e Yjeve

Katër veshjet e Lady Gagës në Met Gala

Më: 7 maj 2019 Në ora: 17:20
Lady Gaga

A keni menduar se Lady Gaga do të shfaqej në Met Gala të këtij viti me temën “Camp” me vetëm një veshje?

Arritja e fitueses së çmimit Grammy në tapetin e kuq nuk ishte asgjë më pak se një performancë artistike me katër veshje të ndryshme të dizajnuara nga miku i saj i kahmotshëm Brandon Maxwell.

Fillimisht, Gaga ngjiti shkallët e veshur me një fustan si pelerinë ngjyrë rozë derisa në kokë kishte vënë një fjongo të madhe me ngjyrë të njëjtë.

Shumë shpejt, ajo ndryshoi pamjen e saj. Madje, ajo u kujdes që secilën veshje ta kombinojë me aksesorë të veçantë dhe shumë unik që patjetër se binin në sy.

Lady Gaga më pas veshi një fustan të zi shumë elegant të cilën ajo e kombinoi edhe me një ombrellë me ngjyrë të njëjtë.

Por, këngëtarja e “Shallow” nuk e mbylli performansën e saj me kaq.

Veshja e radhës ishte një fustan ngjyrë rozë neoni që kombinohej me pelerinën që ajo ishte paraqitur në tapetin e kuq.

Këngëtarja e shumtë hiteve ishte përkujdesur që edhe këtë fustan ta kombinojë bukur – me një celular shumë të madh dhe me syze, po ashtu gjigante.

Për ‘finalen e madhe’, Gaga kishte rezervuar një surprizë që veç ajo di të bëjë.

Ajo në fund u paraqit shumë e zhveshur me një palë të brendshme ngjyrë të zezë që shkëlqenin, me geta si rrjetë dhe çizme me platformë shumë të lartë tipike alla ‘Lady Gaga’.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat