Me bark dhe celulit, modelet e reja “çmendin” rrjetin me bikini

Bota e Yjeve

Me bark dhe celulit, modelet e reja “çmendin” rrjetin me bikini

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:31
Modelet e reja “çmendin” rrjetin me bikini

Me trup të zakonshëm, larg perfeksionit, pa ndërhyrje dhe tërësisht natyrale, me bark dhe celulit.

Janë këto modelet e zgjedhura nga linja suedeze e veshjeve H&M, për të pozuar me bikini.

Nëpërmjet tyre kompania e modës ka zgjedhur që të promovojë rrobat e plazhit për verën e vitit 2019.

Një kthesë e bujshme në botën e modës, ku gjithmonë jemi mësuar të shohim modele tejet elegante dhe ku fotot përpunohen me photoshop.

Këto fotografi kanë “çmendur” rrjetet sociale, pasi shumë vajza dhe gra gjejnë veten, duke mos pasur më frikë të dalin në plazh. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat