Hygerta Sako i futet aktrimit, ja projekti ku do ta shohim

Bota e Yjeve

Hygerta Sako i futet aktrimit, ja projekti ku do ta shohim

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:43
Hygerta Sako

Moderatoren e njohur, Hygerta Sako, jemi mësuar ta shohim teksa drejton emisionin “Rubrika Sportive”.

Por së fundmi, Hygerta i ka surprizuar të gjithë teksa ka zbuluar projektin më të ri që do të marrë pjesë. Kësaj radhe do ta shohim në rolin e aktores.

Bëhet fjalë për serialin “Familja Kuqezi”, që transmetohet në platformën “Tring”.

Moderatorja sportive ka publikuar disa fotografi në “Instastory”, ku lë të kuptohet se do të jetë në rolin e një fallxhoreje. Por se çfarë ajo do të parashikojë, na ngelet që të presim derisa të publikohet seritë e reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat