Almeda Abazi merr vendimin e rëndësishëm pas lindjes

Bota e Yjeve

Almeda Abazi merr vendimin e rëndësishëm pas lindjes

Më: 11 maj 2019 Në ora: 10:07
Almeda Abazi dhe Tolga me djalin

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, ka publikuar ditën e sotme fotografitë e para pas lindjes së djalit, Efehan.

Almeda ka publikuar në profilin e saj “Instagram” disa foto nga surpriza që iu bënë ditën që lindi vogëlushin.

Për mirëseardhjen e Efehan-it ishte rregulluar dhoma e saj me tullumbace, lule dhe ëmbëlsira.

Por ajo ka zbuluar edhe një tjetër lajm pas lindjes. Ish-Miss Shqipëria ka treguar se ka ruajtur qelizat staminale që merren gjatë lindjes nga kordoni, për të siguruar të ardhmen e shëndetit të djalit por edhe të familjes.

“Qelizat staminale të mbledhura gjatë lindjes së fëmijës mund të përdoren për vetë bebin ose vëllezërit dhe motrat e tij, ose edhe anëtarët e familjes. Qelizat staminale mund të gjenden vetëm në fillimin e jetës”, shkruan Abazi krahas fotos së publikuar në “Instagram”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat