Tayler, flaka e re multimilionere e Sergio Aguero

Bota e Yjeve

Tayler, flaka e re multimilionere e Sergio Aguero

Më: 11 maj 2019 Në ora: 14:36
Taylor Ward

Sergio Aguero është në një lidhje me Taylor Ward, 21-vjeçarja që jeton në Angli dhe është e bija e ish-futbollistit Ashley Ward, i njohur si biznesmen në ditët sotme.

Çifti kanë filluar të dalin së bashku që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe tani janë në një lidhje të konsoliduar, edhe pse nuk kanë dalë publikisht.

Jeta e Taylor rrethohet nga luksi, duke filluar nga shkolla e saj që kushton 35 mijë paund në vit, tek çantat e saj 1 mijë paund, pushime në Dubai e Ibiza, apo shëtitjet me jaht e makinat e shtrenjta. Së fundi ajo i është nënshtruar një ndërhyrje estetike për të rimodeluar gjoksin.

Aktiviteti i saj po rritet ndjeshëm në rrjete sociale, ku reklamon produkte kozmetike për 185 mijë fansat e saj. Ndërsa ka filluar të futet edhe në botë e ekranit, duke marrë pjesë në spektakle të ndryshme. 

Aty ku ka njohur edhe të dashurin e saj të parë Sam Reece, për të vijuar një lidhje tjetër me Mason Holgate, futbollist i Everton. Ndërsa i dashuri i saj i fundit ka qenë Kris Boyson, me të cilin u nda dhe tani është hedhur në krahët e Sergio Aguero, i cili i ka dhënë fund lidhjes së tij të mëparshme me Giannina, vajza e Diego Armando Maradona.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat