Almeda Abazi dhe bashkëshorti Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë më 5 maj, kur mirëpritën në jetën e tyre djalin Efehan.
Duket se për bukuroshen Abazi nuk ka qenë aspak një lindje e lehtë pasi pritja mes dhimbjesh për të sjellë në jetë të voglin, ka zgjatur 12 orë.
Mami e re ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në instagram, ku duket Almeda në momentet e dhimbjeve të lindjes të dashurit e saj nëna dhe bashkëshorti që ishin pranë saj në çdo moment për të sjellë në jetë atë që ajo e quan kuptimin e jetës, djalin Efehan.