Luana i qëndron besnike të njëjtave ngjyra në setet e saj fotografike, ja detaji i cili i ka shpëtuar të gjithëve

Bota e Yjeve

Luana i qëndron besnike të njëjtave ngjyra në setet e saj fotografike, ja detaji i cili i ka shpëtuar të gjithëve

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:48
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka sjellë vetëm 6 ditë më parë projektin e saj muzikor më të fundit, i cili ishte një bashkëpunim me artistin kosovar, Ramadan Krasniqi, me titull ‘Sonte’. Ndonëse ka kaluar vetëm 1 jave, kënga numëron deri më tani 1.1 milionë klikime ne kanalin e ‘Youtube’ dhe kjo tregon dhe njëherë suksesin e këngës.

Por përveç videoklipit ku Luanën e pamë të kuruar deri në detaje, së fundmi ajo ka publikuar dhe disa foto nga seti më i fundit fotografik, ku ajo çfarë tërheq vëmendjen është ‘look-u’ i moderatores. Ajo shfaqet në të gjitha fotot pa ‘makeup’, por me një sfond të zi ose të bardhë pas saj, kombinuar me ngjyrën e bluzës së Luanës.

Nëse do të shihni me vëmendje setet fotografike të Vjollcës në vite të ndryshme, do të dalloni se çdo herë ajo ka zgjedhur të veshë rroba në ngjyrë të zezë ose të bardhë njëjtë me ngjyrën e skenës ku ka realizuar fotot. Përveç kësaj, Luana ka qenë gjithmonë besnike e ngjyrave natyrale apo të tokës, për sa i përket ‘makeup-it’ në fytyrën e saj.

Më poshtë ju sjellim disa prej fotove të seteve të shumta të 27-vjeçares, në periudha kohe të ndryshme:

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat