“Është të shkulësh flokët”, moderatorja shqiptare: Më lëndon urrejtja dhe mllefi i komentuesve

Bota e Yjeve

“Është të shkulësh flokët”, moderatorja shqiptare: Më lëndon urrejtja dhe mllefi i komentuesve

Më: 13 maj 2019 Në ora: 15:36
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira është një nga personazhet më të komentuara në mediat rozë për punën e saj si edhe për jetën personale.

Moderatorja, Einxhel Shkira, është një nga femrat e showbiz-it shqiptar më të komentuara për punën e saj, por edhe për jetën personale.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Late Night Show”, ku u shpreh se lëndohet nga lajmet që shkruhen për të.

Gjatë intervistës, Einxhel shtoi se më së shumti e shqetëson urrejtja dhe mllefi i komentuesve.

“Jam lënduar nga lajmet, jam mërzitur shumë, mund të më kenë prishur punë, shqetësuar familjen. Janë shumë liberalë dhe nuk i shqetëson më shumë fakti se çfarë shkruhet tek lajmi sesa urrejtja dhe mllefi i komentuesve”, tha Shkira.

“Është e frikshme. Prindërit e mi kanë frikë të lexojnë komentet sepse të fillon dhimbja kokës, është të shkulësh flokët, një urrejtje për një person që as nuk e takon, as nuk hanë bukë bashkë, as nuk flenë bashkë, as komshi, asgjë.

Nuk e di sesi dikujt mund ti interesojë aq shumë jeta ime sa të komentojnë me aq shumë mllef këtë se kam kuptuar kurrë. Do mbetet një enigmë. Kjo është pjesa që më lëndon dhe mërzit”, përfundoi moderatorja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat