Bebe Rexha shpërblehet me çmim në “BMI Awards”

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shpërblehet me çmim në “BMI Awards”

Më: 15 maj 2019 Në ora: 10:36
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka arritur edhe një sukses në karrierë.

Mbrëmë në Los Angeles u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “BMI”.

Në mesin e shumë emrave të njohur, e ftuar në këtë ceremoni ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo është shpërblyer me një çmim të rëndësishëm në këtë ceremoni, e që ishte ai për “Këngën më të performuar të zhanrit POP”.

Këtë çmim ajo e mori me këngën “Meant to be”,  të cilën e solli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Bebe përmes një postimi në Instagram tregoi trofeun që e kishte marrë, për këngën “Meant to be”, e cila ka marrë 765 milionë klikime në kanalin YouTube.

Në tapetin e kuq të “BMI Awards”, Bebe Rexha u shfaq e veshur në të zeza.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat